Foto-ilustrim

Aksident i rëndë afër Podujevës, 7 të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në afërsi të Podujevës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, aksidenti ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës rreth orës 17:00.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Të njëjtit  janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.