Shpend Ahmeti në dit9n kur u zgjodh kryetar i PSD-së. Foto: Atdhe Mulla

Ahmeti flet veç për binjakëzimin, nuk u përgjigjet pyetjeve tjera

I sapozgjedhuri në krye të Partisë Social-Demokrate Shpend Ahmeti ka mbajtur konferencë për media me përfaqësuesit e kryeqytetit të Ajovës, ku ka folur për binjakëzimin mes kryeqyteteve, por nuk ka folur për tema tjera jashtë kësaj.

“Mandej përgjigjna, mos e… a ka pyetje tjera lidhur më këtë”, tha Ahmeti, i cili nuk u kthye për të dhënë përgjigje.

Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti nuk u është përgjigjur gazetarëve në pyetjet e tjera, me arsyetimin se do të flasë më vonë, por nuk u kthye më në konferencë.

Ahmeti në këtë konferencë foli për bashkëpunimin me shtetin e Ajovës, si dhe projektin e binjakëzimit mes kryeqyteteve.

“Peja dhe Gjakova që e kanë fillu binjakëzimin me Ajovën dhe tash ka ardhë koha që ta bëjmë këtë në nivel kryeqyteteve. Ne në mbledhjen e Kuvendit Komunal kemi kaluar projektin e binjakëzimit dhe tash janë 7 minikomuna që përbëjnë kryeqytetin e Ajovës që duhet ta kalojnë dhe më pas do ta zyrtarizojmë binjakëzimin”, tha ai.

Ai foli edhe për bashkëpunimin mes kryeqyteteve, ku tha se shteti i Ajovës është i njohur në SHBA si shtet i bujqësisë dhe se do të bashkëpunojnë edhe në këtë drejtim, por edhe arsim e kulturë.

“Nëse ka diçka të përbashkët mes nesh është mirëpritja që kemi si dy vende”, tha ai.

E këtë e konfirmuan edhe përfaqësuesit e kryeqytetit të Ajovës, të cilët pasi folën për bashkëpunimin thanë se se kanë shumë ngjashmëri me qytetarët e Kosovës, si mirëpritjen dhe shoqërimin.