Ministrja kosovare e Integrimeve Europiane, Mimoza Ahmetaj dhe homologu i saj malazez, Aleksandar Vujoviq - Foto: KALLXO.com

Ahmetaj e Pejoviq Nuk Flasin për Demarkacionin

Pas takimit, dy ministrat nuk u deklaruan fare rreth çështjes së demarkacionit mes dy vendeve.

Lidhur me këtë çështje ata as nuk pranuan pyetje nga gazetarët.

Ministrja Ahmetaj dhe se e ka uruar homologun e saj për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“E urova ministrin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Një progres i madh që prej shpalljes së pavarësisë nga ky shtet. Urojme që brenda muajit maj të anëtarësohet plotësisht. Urojmë që edhe Kosova të anëtarësohet sa më shpejt”, tha ministrja Ahmetaj.

Ndërsa ministri malazez Pejoviq tha se Mali i Zi ka mjaft çfarë t’i ndihmojë Kosovës në rrugën drejt integrimit europian.

“Gjatë takimit kemi folur për nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim të përbashkët në procesin e integrimit europian. Mali i Zi ka mjaft t’i ndihmojë Kosovës dhe jemi te gatshëm ta bëjmë këtë. Kosova dhe Mali i Zi duhet të jenë pjesë e Bashkimit Europian”, tha ndër të tjera Pejoviq.

Edhe pse ka rreth 2 vite që është nënshkruar Marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ajo ka mbetur e pa u ratifikuar në Parlamentin e Kosovës.

Më 1 shtator 2016, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e kishte hequr në çastet e fundit ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje nga rendi i ditës i Kuvendit.

http://kallxo.com/qeveria-terheq-demarkacionin-nga-rendi-dites/

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit do të bëhet shumë shpejtë.

Mirëpo, Kryesia e Kuvendit të Kosovës njoftoi sot se Demarkacioni nuk do të jetë në rend dite në seancën e nesërme.

http://kallxo.com/valdete-bajrami-seance-pa-demarkacion-e-interpelanca/

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte takuar para disa javësh me ambasadorin malazez në Kosovë, Ferhat Dinosha. Edhe ata nuk kishin folur fare për çështjen e Demarkacionit.

http://kallxo.com/veseli-takon-ambasadorin-malazez-nuk-flasin-per-demarkacionin/