Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: Telekomi 2 mijë punëtorë më shumë se IPKO, me treg afërsisht të njëjtë

Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë interpelancës në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, tha se në shumë pak raste tjera nëpër botë një ndërmarrje me tiparet e Telekomit të Kosovës mund të vijë në këtë gjendje.

“Një ndërmarrje që operon vetë e dyta në treg është duo pol që posedon 50 për qind të tregut është praktikisht e pafalimentueshme. S’mund të falimentohet një ndërmarrje që është duo pol dhe që ka 50 për qind të tregut. Vetëm praktikat më të mbrapshta buxhetore mund ta kthejnë mbrapsht këtë proces”, tha Abdixhiku.

Një nga raportet më shqetësuese të Telekomit është ai i të hyrave nëpër vite.

Në PTK, sipas tij, kishte punësim militant.

“Kur ka rënie drastike si kjo duhet mu ba shkurtimi i shpenzimeve por kjo nuk ka ndodhë. Në PTK numri i të punësuarve është rritë. Ka pasë rritje edhe të pagave. Paga mesatare në PTK është 1,000 euro”, tha Abdixhiku.

Telekomi, sipas tij, i ka 2 mijë e 300 punëtorë me mbi 50 për qind të tregut. Kurse, IPKO ka 40 për qind të tregut dhe i ka 300 punëtorë.

“Krahasoni, bëhet fjalë për treg për afërsisht të njëjtë”, tha Abdixhiku.