Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

Abdixhiku – PSD-së: Po ju duartroket PDK-ja

Në debatin për nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku ka porositur PSD-në që të shqetësohet kur i duartroket PDK-ja.

Komenti ka ardhur pas fjalimit të deputetit Dardan Sejdiu i cili ka pasur disa duartrokitje në sallë.

“Isha shqetësu shumë me më duartrokit PDK-ja. Prej fillimit të themelimit të juaj deri më sot kam besu që e keni një qëllim të vetëm. Një herë të vetëm keni thanë për këtë qeveri se na ka dhanë pallatin e rinisë dhe janë burra të mirë”, ka thënë Abdixhiku.

Deklarata e Abdixhikut ka ardhur pas komenteve të deputetit Dardan Sejdiu, i cili kërkoj nga LDK që të nënshkruaj mocionin për rrëzimin e qeverisë. Pas kësaj deklarate deputeti Sejdiu ka akuzuar LDK-në për pjesëmarrjen në votimin e demarkacionit dhe mungesën e guximit për të votuar kundër kontratës me Conture Global për ndërtimin e termocentralit.