7 Milionë Franga Zvicerane për Shëndetësinë Kosovare

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim  (SDC) dhe Ministria e Shëndetësisë, lansuan Projektin për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor, të financuar nga SDC-ja.

Sipas organizatorëve qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të sigurohet  shëndeti i popullatës së Kosovës me ofrues të shërbimeve shëndetësore dhe me menaxherë që janë të gatshëm të përballen me nevojat e pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se po  përkrahet sistemi i shëndetësisë në Kosovë në mënyrë që të bëhet thellimi në reformat shëndetësore.

“Ky projekt do të jetë një rast i mirë që objektivat tona në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të arrihen lehtë dhe në koordinim me partnerë. Kujdesi parësor shëndetësor këto vite ka shënuar rezultate të prekshme që janë dëshmuar dhe argumentuar dhe ne si Ministri e Shëndetësisë jemi të interesuar që këto rezultate ti ngrisim edhe në komunat ku ka pasur ngecje,“ tha Rrahmani.

Ambasadorja zvicerane Krystyna Marty Lang tha se fuqizimi i promovimit, mbrojtjes dhe parandalimit është prioritet në shëndetësi.

“Fokusi jonë me shërbime të qasshme shëndetësore do të jetë në sistemin parësor shëndetësor,” tha ajo.

Sipas ambasadores, qëllimi i këtij projekti janë përmirësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore duke reduktuar pengesat në qasje dhe ofruar menaxhim më të mirë.  Projekti gjithashtu promovon një rol aktiv të pacientit me anë të ndikimit për  kujdes të shtuar.

Projekti realizohet nga konzorciumi që përbehet nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetësisë Publike dhe organizata “Save the Children”. [interaction id=”56cc84838f0287d70a6b2aef”]