53 aksidente në 24 orëshin e fundit

53 aksidente janë shënuar në 24 orëshin e fundit.

Sipas raportit ditor të policisë, 18 aksidente janë shënuar me persona të lënduar dhe 35 të tjera pa të lënduar.

Për aksidente fatale nuk është raportuar në 24 orët e fundit.

Policia vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe ti përshtaten rregullave të trafikut e kushteve atmosferike.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka bërë një përmbledhje të aksidenteve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë që nga fillimi i këtij viti.

https://kallxo.com/aksidentet-me-te-tmerrshme-ne-kosove/