Foto: Ilustrim

5 të Arrestuar në Pejë për Dy Tepihë të Vjedhur

Pesë persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimet se kanë vjedhur dy tepihë nga një shtëpi në këtë qytet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit e arrestuar janë të nacionalitetit egjiptian.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike marihuanë.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar 28 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë për të cilën është hapur rast”, njofton Policia.

Sipas Policisë dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si vjedhje e rëndë.