Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

30 ditë paraburgim të dyshuarit për shitjen e kokainës

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit  Besart Ahmetxhekaj,  në kohëzgjatje prej 30 ditë për shitjen e narkotikut të llojit kokainë dhe marihuanë.

Besart Ahmetxhekaj dyshohet se me datë 11 gusht 2018, shiti pa autorizim substancë narkotike, te llojit kokainë dhe marihuanë, ku më pas zihet në flagrancë duke ua shitur te pandehurve, Besim Berisha, Leotrim Fetahu, Musa Kerelaj si dhe të miturit S.ZH.

Sipas prokurorisë Besart Ahmetxhekaj dyshohet se në vazhdimësi në periudha të ndryshme kohore, ka shitur substanca narkotike të llojit kokainë, gjë e cila rezultojë nga përgjimi i telefonave të te pandehurve Besim Berisha, Leotrim Fetahu, Musa Kerellaj.

Gjykata në arsyetimin e saj për caktimin e masës së paraburgimit ka konsideruar se me gjetjen e të pandehurit Besart Ahmetxhekaj, në liri ka gjasë që i njëjti të ndikoj në deklaratat e të pandehurve të tjerë, për këtë arsye masën e paraburgimit e ka paraparë si masë adekuatë me të cilin mund të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë.