Dy të Lënduar në Aksidentin te Mensa e Studentëve

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur para pak çastesh në udhëkryqin tek Mensa e Studentëve, në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Trafikut. E mbas pak kohe ka ardhur edhe autoambulanca, e cila të lënduarit i ka transportuar drejt QKUK-së.

KALLXO.com ka bërë përpjekje të marrë një prononcim nga Policia rreth këtij aksidenti, por kontakti ka qenë i pamundur.

aksident2