20 vjeçari goditet nga treni në Fushë- Kosovë

Një 20 vjeçar është goditur sot nga treni në Fushë- Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në  linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeçar, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.