Pamje nga Vushtrria

19 vjeçari në Vushtrri arrestohet për vjedhje të televizorit

Një person është arrestuar nga policia në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit të policisë, më 9 janar , një person ka raportuar në polici se gjatë natës nga shtëpia e tij është vjedhur një televizor.

I dyshuari për këtë vjedhje, B.M, 19 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor.