Foto: Ilustrim

14 Serbë të Kosovës Kërkohen për Krime Lufte

Gjykata tha për BIRN ditën e hënë se 14 të dyshuarit e kërkuar janë serbë të Kosovës nga komuna e Klinës, të cilët besohet të kenë kryer krime lufte.

“Gjykata e Shkallës së Parë në Pejë ka lëshuar urdhër arreste me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës,” tha për BIRN zyra për informim e gjykatës.

Prokuroria Speciale nuk pranoi të japë ndonjë informacion në lidhje me veprat e pretenduara apo të zbulojë emrat e të dyshuarve.

Policia e Kosovës tha se urdhër arrestet i janë kaluar të gjitha rajoneve të policisë në të gjithë vendin.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga gjykata në Pejë për 14 njerëz dhe e kemi përpunuar kërkesën për të ndërmarrë arrestimet,” tha për BIRN Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë në Pejë.