Pejë, gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, 12 pacientë  janë më oksigjeno – terapi prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se dje në komunën e Pejës janë shënuar edhe gjashtë raste të reja të infektimit me coronavirus, ndërsa në nivel vendi dje janë regjistruar edhe 68 raste të reja me COVID-19.

Komuna me më së shumti të infektuar me COVID-19 aktuaslisht është Prishtina, dje në këtë komunë janë regjistruar edhe 21 raste të reja me coronavirus.

Kosova është duke luftuar me pandeminë SARS-CoV-2 që nga muaji mars 2020, ku deri më tani kanë vdekur 648 persona si pasojë e infeksionit me COVID-19.