Kamioni i rrokullisur | Foto e ardhur në KALLXO.com

Rrokulliset një Kamion që Punonte për Bechtel-Enka-n (Foto)

Një kamion i përfshirë në punimet e Bechtel-Enka-s në Autostradën “Arbën Xhaferi” është rrokullisur dje fshatin Paldenicë të hanit të Elezit.

Fotografi të kamionit të kthyer në krah janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar.

Rrokullisjen e kamionit e konfirmoi për KALLXO.com Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt.

“Policia ka qenë në vend të ngjarjes, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00. Rasti nuk është lajmëruar, menjëherë kanë rregulluar kamionin”, tha Gashi.

Ai tregoi më tutje se askush nuk është ankuar në polici për lëndime të mundshme.

“Ne nuk kemi të raportuar asnjë rast nga qytetarët  nëse ka qenë i rrezikuar. Asgjë s’ka pas të lajmëruar, apo raportuar. Nuk kemi pasur as ankesa, po e përsëris”, tha Gashi.

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar u përurua segmenti i dytë i Autostradës “Arben Xhaferi”.

Në tetor të vitit që shkoi në punishten e Bechtel-Enka-s vdiq një person.

http://kallxo.com/vdes-punetori-ne-punishten-e-bechtel-enkas/