Kryeministri Ramush Haradinaj në bashkbisedim me protestuesit. Foto: Kallxo.com

Ramush Haradinaj Zbret në Shesh, Takon Familjarët e të Dënuarve të Kumanovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me familjarët e të dënuarve të Grup[it të Kumanovës, në sheshin e Prishtinës para ndërtesës së qeverisë.

Haradinaj ka dalë në shesh në momentin kur protestuesit kanë ardhur aty pasi më parë kishin protestuar në afërsi të Ambaasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

Haradinaj u tha protestuesve se është duke kërkuar që rastin e Kumanovës ta trajtojnë hetues ndërkombëtarë ndërsa u bëri thirrje atyre për qetësi.

“Nuk e di procedurat si kanë me shku por jemi të interesuar ta gjejmë një mënyrë që të ndërhyjnë palë neutrale ndërkombëtare, edhe në hetim edhe në gjykim… të cilët do t’ia nisin prej para ngjarjeve të Kumanovës e deri më sot”, tha Haradinaj.

“Ju shpreh keqardhje familjarëve që i kanë djemtë e mbyllur (në burg). E kemi përcjellë atë që ka ndodhë dje dhe jemi të habitur”, shtoi Haradinaj.

Në bashkëbisedim kishte edhe polemika të Haradinajt me familjarët e të dënuarve.

Deklaratën e plotë të Haradinajt me protestuesit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: