Foto: Smajl Latifi - Facebook

Rahoveci bën bilancin e pasojave të vërshimeve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm kanë dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura e një dite më parë.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit, së bashku me ekipin komunal, jemi në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura që ndodhën dje. Sot kam vizituar fshatin Pataqan i Poshtëm, një nga vendbanimet më të dëmtuara nga shiu i rrëmbyeshëm”, ka shkruar Latifi në Facebook.

I pari i Rahovecit ka shtuar se komuna do të vazhdojë t’i qëndrojë afër qytetarëve të prekur nga vërshimet, me të gjitha kapacitetet, në mënyrë që dëmet e shkaktuara të sanohen.

Foto: Smajl Latifi Facebook