Kuvendi i Kosovës

PSD dhe Alternativa në takimin e Veselit, LDK e VV e refuzojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar në një takim krerët e opozitës për të diskutuar për ngjarjet e fundit dhe rreth dialogut me Serbinë.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe partitë PSD dhe Alternativa, ani pse nuk e kanë paralajmëruar më parë.

Në takim janë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj, zv. kryeministri Enver Hoxhaj si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje janë deklaruar kundër kësaj ftese.

Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.

 

https://kallxo.com/kjo-eshte-draft-rezoluta-e-pozites-per-dialogun-dokument/

www.KALLXO.com