Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna

Ka vdekur kryetari i degës së partisë Alternativa në Gjakovë, Gurakuq Dobruna.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai ka shkruar se është një humbje e madhe për shoqërinë dhe komunën e Gjakovës.

“Me hidhërim të thellë morra lajmin për vdekjen e hershme te bashkëqytetarit tonë Gurakuq Dobruna, aktivist shumëdimensional, veteran i UÇK-së dhe së fundmi edhe kryetar i subjektit politik “Alternativa”, Dega në Gjakovë”, ka shkruar Gjini në ‘Facebook’.