Prokuroria Speciale konferencë të jashtëzakonshme për të kthyerit nga Siria

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencë lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria.

Konferenca do të mbahet  nga ora 12:30.

Mbrëmë është zhvilluar operacioni i kthimit të shtetasve kosovarë nga Siria.

110 janë kthyer, prej tyre 4 burra dhe të tjerët gra e fëmijë.

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer dje nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj tha se rreth 30 luftëtarë janë ende në zonat e konfliktit, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Lidhur me të kthyerit e djeshëm, sipas qeverisë 4 burra janë arrestuar ndërsa gratë dhe fëmijët po rehabilitohen për tu riintegruar më pas në shoqëri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk dha informacione nëse do të ketë operacion të ngjashëm rikthimi në të ardhmen mirëpo tha se kanë mbështetjen e shteteve aleate në këto operacione.

Pritja e Kosovës për të kthyerit nga Siria

 

20 Prill 2019 - 10:55

Doruntina Baliu 20/04/2019 - 10:55
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend