Prizren: Aksidentohet puntori bie nga kulmi i shtëpisë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie derisa kishte qenë duke punuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rr. Kurrila të Prizrenit dje rreth orës 13:50.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës, rasti është duke u hetuar.