Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohet rëndë një shtetas i Bangladeshit derisa ishte duke punuar, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës njofton se një burrë, shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar, në rrethana të panjohura është lënduar në dorë, më 05.03.2024 në Gjilan.

Sipas Policisë, viktima pas trajtimin në Emergjencën e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës, derisa rasti është nën hetime.

Më 18.01.2024, KALLXO.com raportoi për ngarkesën e madhe të Ambasadës së Kosovës në Bangladesh. Terminet për shtetasit e Bangladeshit në ambasadë merrni kohë për disa muaj.

Kosova po mbushet me qytetarë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza