Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohet me armë zjarri makina në lëvizje, një burrë pëson lëndime trupore

Të hënën rreth orës 18:45 një burrë në Prishtinë ka raportuar se derisa ka qenë duke vozitur, është sulmuar me armë zjarri nga një person i panjohur.

Për shkak të këtij sulmi, ai kishte marrë edhe lëndime trupore.

Sipas policisë, i njëjti ka marr trajtim mjekësor derisa, gjatë kontrollit të makinës është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit 7.6mm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin i cili po trajtohet si ‘Lëndim i rëndë trupor’ është njoftuar prokurori.