Foto: Ilustrim

Policia: Viktima e gjetur te lumi Ibër nuk ka shenja dhune

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com se personi që u gjet sot pasdite i vdekur buzë lumit Ibër nuk kishte shenja dhune.

Sipas Hotit, viktima është një qytetar i komunitetit boshnjak, i lindur më 1967.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicës së Veriut tha rasti vazhdon të hetohet deri të kuptohen saktë shkaqet e vdekjes së 52-vjeçarit.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

KALLXO.com raportoi për gjetjen e trupit të një personi buzë lumit Ibër. Personi ishte i gjinisë mashkullore.

https://kallxo.com/gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-afersi-te-lumit-iber-ne-mitrovice/

www.kallxo.com