Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Vdekje e dyshimtë në një banesë në Mitrovicë të Veriut

Një person i vdekur është gjetur në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh (14.03.2024) ka njoftuar që rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe e kishin gjetur trupin e pajetë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më datat 12, 13 mars 2024 rreth orës 18:00 dhe 10:50.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.