Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia Kap të Dyshuarin për Vjedhjen e një Televizori

Policia ka njoftuar se në një pikë kontrolli janë vërejtur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke ikur, ndërsa njëri prej tyre kishte një televizor në dorë.

Sipas raportit ditor të policisë, këta të fundit kanë reaguar dhe kanë arrestuar njërin prej të dyshuarve ndërsa dy të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në “Rrugën B” rreth orës 17:30.

Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e një personi, te cilit më pas i është kthyer televizori.

Të arrestuarit më urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vjedhje tjera të televizorëve.

http://kallxo.com/vidhen-dy-televizore-ne-pranga-kater-te-dyshuar/

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-vjedhjen-e-televizoreve/