Polici Pa Autorizim Brenda Qendrës së Votimit në Polluzhë

Vëzhguesi i KALLXO.com raporton se një polic ka qëndruar brenda kësaj qendre të votimit.

Rregullat zgjedhore ia ndalojnë personave të uniformuar, përfshirë edhe pjesëtarëve të policisë, që të jenë të pranishëm brenda qendrave të votimit.

Antigona Istogu, kryesuese e qendrës së votimit, tha për KALLXO.com se nuk ka kërkuar prani të policisë brenda qendrës.

Ajo u shpreh se ka kërkuar nga ai që të largohet nga qendra, sapo e ka parë atë.

Votuesit një Drenasit po votojnë sot për kryetar të komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.