Përurohet tuneli i renovuar i Mitrovicës

Në Mitrovicë është përuruar renovimi i tunelit saktësisht 23 javë që nga koha kur është futur në fazë të renovimit.

Ky tunel është i gjatë rreth 250 metra me gjerësi 6.5 metra ndërsa renovimi i tij ka kushtuar rreth 380 mijë euro.

Në përurimin e këtij tuneli morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, zëvendës ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu si dhe qytetarë.

Kadriu ka uruar qytetarët e Mitrovicës me rastin e hapjes së tunelit.

” Sotpo inaugurojmë përfundimin e punimeve në tunelin e Mitrovicës, një punë e cila realisht ka qenë e domosdoshme për komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj dhe gjithë atyre qytetarëve të cilët e frekuentojnë këtë tunel..ky tunel ka qenë i degraduar mbi 50 vite nuk është investuar..dhe jemi të lumtur sot që pas zvarritjeve një kohë të punëve në përfundimin e këtij tuneli, sot veç po e lëshojmë në qarkullim sepse realisht ka pasur pengesa të mëdha edhe për qytetarët..sot i urojmë qytetarët e Mitrovicës për këtë punë që është bërë”, tha Kadriu.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se i kanë përshpejtuar punët në renovimin e tunelit, për shkak se siç ka thënë ai së shpejti vijnë mërgimtarët.

” Është koha shumë e shkurtër, tash na vijnë edhe njerëzit- mergimtarët nga diaspora ne e kemi shpejtuar këtë proces që të kemi një tunel që vazhdon rrugën për Zubin Potok dhe që lidh kufirin edhe me Serbinë, kështu që kemi pasur shumë ngarkesë në qytetin e Mitrovicës, megjithatë e falënderojm ministrinë dhe ministrinë i cili ka bërë një punë të shkelqyeshme e cila pak u vonu por tuneli pret shumë gjëra me bë dhe nuk mundemi ti riparojm të gjitha për një kohë kaq të shkurt”, tha Bahtiri.

https://kallxo.com/sot-pritet-te-hapet-tuneli-i-mitrovices-pas-vonesave-ne-renovimin-e-tij/