Ilustrim

Përleshje mes disa personave në Mitrovicë, të përfshirë serbë, shqiptarë dhe një boshnjak

Dy burra të nacionalitetit serb kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar rrugën “Namanja” në Mitrovicë.

Në sulm sipas Policisë janë përfshirë edhe disa persona tjerë të dyshuar, një i kombësisë serbe dhe një i asaj boshnjake.

Siç njofton Policia e Kosovës, dy viktimat i përkasin nacionaliteti serb, derisa njëri prej sulmuesve të dyshuar është shqiptar.

“Dy viktima meshkuj K/Serbë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe disa persona tjerë të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Si të dyshuar janë evidentuar dhe një mashkull K/Serb dhe një mashkull K/Boshnjak. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia, e cila po e heton rastin si ‘nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.