PDK e ‘Tradhton’ Nismën në Nisje të Bashkëpunimit

Kjo deklaratë bie ndesh me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, sipas interpretimit të bërë nga sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, mbrëmë pak kohë pas njoftimit për koalicionin PDK-AAK-Nisma.

“Në marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor… ka qenë kërkesë e Nismës që PDK dhe AAK të mos nxjerrin kandidat nga Malisheva, bastion i Nismës në Malishevë, sepse ne dëshirojmë që aty të kandidojmë me kandidat të Nismës për Kosovë”, ka thënë ndër të tjera mbrëmë Bilall Sherifi.

Por, sot, në një takim me drejtuesit e degës së PDK-së në Malishevë, kryetari Kadri Veseli ka thënë se “vetëm organet e PDK-së, niveli qendror, kryesia e partisë, këshilli drejtues edhe ju si degë vendos qysh keni me kandidu në Komunë, këtë e vendosni ju”.

“Në zgjedhjet e ardhshme komunale du me e rikthy fitoren e fuqishme të PDK-së në Malishevë”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Gjatë këtij takimi, Veseli ka kërkuar nga bashkëpartiakët që t’i besojnë atij si kryetar partie e jo “koftëlargut”.

“Mos bjerni në hezitime dhe në fjalë të huaja. Më ka shqetësu momenti që ju keni besuar. Kryetari (Hysni Kilaj) më ka prit tek shkallët sot, unë i folsha ky nuk më dëgjojke. I thash: “A jam unë kryetar i PDK-së apo ai koftëlargu që e ke dëgju ti?”, tha Veseli në këtë takim.

PDK, AAK dhe NISMA kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor pak momente para se të skadonte afati për regjistrimin e koalicioneve.

http://kallxo.com/mocionistet-kunder-qeverise-mustafa-ne-koalicion-parazgjedhor/