Pal Lekaj. Foto: Kallxo.com

Pal Lekaj u bën thirrje deputetëve të Listës Serbe që të lënë anash kërcënimet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje deputetëve nga radhët e Listës Serbe që të lënë anash kërcënimet ndaj Qeverisë dhe të kryejnë me seriozitet detyrat që i kanë.

Në një postim, Lekaj ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Në postimin e tij në Facebook, ministri Lekaj nuk ka treguar se në cilat kërcënime të deputetëve aludonte.