Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Rohanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e  ish-zëvendës ndërmjetësit austriak në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ai vlerësoi lart figurën e diplomatit.

“I trishtuar për vdekjen e Albert Rohan. Ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formuar historinë në Kosovë dhe Ballkan. Roli i tij për pavarësinë e Kosovës do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllimet tona për familjen e tij dhe Austrinë. U prefsh në paqe. Albert, do të na mungosh”, ka shkruar Pacolli.

Rohan ka qenë pjesë e ekipit të misionit të Marti Ahtisarit në bisedimet që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

https://kallxo.com/vdes-albert-rohan/

.