Nxënësit Testohen si Përgatitje për PISA-n e Radhës

Nga 53 nxënës 15 vjeçar prej 8 komunave në Kosovë sot i janë nënshtruar një pilot testi PISA i cili po bëhet për të vlerësuar njohuritë paraprake të nxënësve para testit që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Ministri Arsim Bajrami u shpreh i bindur se vitin e ardhshëm do të nxirren rezultate më të mira se viti i kaluar që e radhiti Kosovën ndër vendet e fundit në botë në cilësi të arsimit parauniversitar.

“PISA është një pasqyrë e shtetit, nuk është një lojë  e nxënësve apo një ushtrim mësimor por është diçka që neve duhet  të na rangojë shumë ma lart sesa që jemi. E di që rezultati i PISA 2015 që ka reflektuar periudhën 20 vjeçare nuk është real duke pasë parasysh inteligjencën e nxënësve por ndoshta ka mungu edhe një sensibilizim”, tha Bajrami.

Fatmir Elezi, Ushtrues Detyre i Udhëheqësit të Zyrës për Vlerësim dhe Standarde arsyetoi ndalesën e mediave për të marrë pamje gjatë testimit të nxënësve me rregulla të përgjithshme të testit PISA.

“Sipas rregullave të PISA, të gjithë nxënësit duhet ta mbajnë testin në kushte përafërsisht të njëjta. Do të thotë nuk lejohen mediat, nuk lejohet askush tjetër t’i vizitojë”, tha Elezi

Vitin e kaluar Kosova u bë vendi i 72-të i përfshirë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në kuadër të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD

Rezultatet e këtij testi të shpallura vitin e kaluar e radhitën Kosovën të tretën nga fundi sipas rezultateve të nxënësve në lexim, shkencë dhe matematikë.

http://kallxo.com/testi-pisa-77-e-nxenesve-15-vjec-sdine-lexim/