Arsim Bajrami për korrigjimin e kufijve: Ka qenë gabim, do ta dëmtonte shtetin

Eksperti i Kushtetutës, Arsim Bajrami, i cili ka qenë nënkryetari PDK-së, ka deklaruar se ideja e rishikimit të kufijve do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.

“Ideja e rishikimit të kufijve do ta dëmtonte shtetin, Asociaconi do ta cenonte funksionalitetin, karakterin unitar të shtetit. Zgjuarsia politike është që të ofrojë oferetën që nuk shkon përtej kufijve. Kosova më shumë duhet të jetë kërkuese prej marrëveshjes dhe prej Serbisë”, tha ai.

Bajrami ka shtuar se ideja e korrigjimit të kufijve e proklamuar nga presidenti Hashim Thaçi, ka qenë e gabuar.

“E kemi biseduar dhe jam i sigurtë se [Thaçi] asnjëherë nuk do të pranonte një zgjidhje që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës. Nuk dua me u lëshu në temën e korrigjimit të kufijve. Ka qenë gabim, duhet të shmanget ai debat”, shtoi ai.

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PDK-së, ka shtuar se Serbisë duhet t’i adresohet në disa kërkesa në kuadër të marrëveshjes si dhe Kosova të respektojë disa të tjera.

“Serbisë t’i kërkohet njohje, ndërrim i Kushtetutës të Serbisë, që Serbia të zbardhë  fatin e të pagjeturve dhë të kërkojë falje. Kosova të jap garancion që serbët të kenë të gjitha të drejtat nga plani i Ahtisarit, përgjegjësia e monumenteve Ortodokse. Asociacioni të formohet nga Kushtetuta e Kosovës”, tha Bajrami.