Arsim Bajrami

Arsim Bajrami-Hotit për dialogun: Konsensusi politik qenësor, të ketë koordinim edhe me Presidentin

Ish-deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka deklaruar se konsensusi nacional politik në vend në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor.

Kështu tha Bajrami në takimin mes kryeministrit Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku prezantoi kornizën e qeverisë, për dialogun.

Bajrami tha se në këtë proces duhet koordinuar edhe me presidentin.

“Dialogut të gjithë duhet t’i qasen me shumë përgjegjësi politike. Kosova duhet të jetë e përgatitur, konsensionale në dialog. Të krijohet konsesus shtetëror, të bëhwn  koordinimet e nevojshme me të gjitha partitë. Të koordinoheni me presidentin që ka kompetenca kushtetuese”, tha ai.

Sipas Bajramit, ky konsensus i ka munguar Kosovës.

Bajrami kërkoi përgjigje nga Hoti lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nëse do ta themelojë atë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kurse kryeministri Hoti tha se beson që do të tregojnë seriozitetin shtetëror për marrëveshjet e nënshkruara.

“Unë besoj që tregojmë seriozitetin shtetëror kur i respektojmë marrëveshje që i kemi nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, tha Hoti.

“Nuk do të dëgjoni asnjëherë nga une konfrontime institucionale. As pas takimeve me partitë dhe amasadorët, do të kërkoj takim formal me presidentin që t’i tregojmë qëndrimin e Qeverisë për dialogun”, shtoi ai.

Kryeministri prezanton platformën për dialogun në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kryeministri prezanton platformën për dialogun në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 10 juin 2020