Foto: Liria/Facebook

Zyrtare: Liria përforcohet me dy futbollistë nga Salvadori e Libani (Foto)

Skuadra e Lirisë nga Prizreni afatin kalimtar të janarit e ka marrë seriozisht.

Për dy ditë, Liria ka arritur t’i transferojë katër futbollistë të huaj.

‘Arpagjikët’ dje i prezantuan dy mesfushorë nga Venezuela, Ramirez Valvdiva Guillermo Abel dhe Jimenez Vivas Luis Manuel.

Sot, klubi prizrenas ka prezantuar edhe dy përforcime të reja, nga Libani e Salvadori.

Martins Aristegui Maickol Pio, është transferi i ri i Lirisë, i cili luan në pozitën e mesfushorit të majtë, dhe vjen nga Al Nabi Sheet Club nga Libani.

Ndërsa Riascos Jhonny, luan si qendër mbrojtës dhe vjen nga klubi Deportivo Dragon nga Salvadori.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Lirisë për transferimet e katër futbollistëve.

Liria vazhdon me prurje

Prezantohen edhe dy futbollistë tjerë

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, sot ( e martë) Liria ka prezantuar dy transferet e reja.Ata janë:Martins Aristegui Maickol Pio, me origjinë nga Uruguaji, që luan mesfushorë i majtë dhe që vie nga Al-Nabi Sheet Club nga Libani dhe Riascos Jhonny, qendër mbrojtës,që vie nga klubi Deportivo Dragon nga Salvadori.
Prezantimi e bënë anëtarët e Bordit të klubit, Nuredin Qollaku dhe Besim Xhambazi.
‘Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit.Presim edhe dy ardhje të reja në ndërkohë, që të plotësohemi si skuadër’, ka thënë për faqen e klubit, trajneri Vincenzo Alberto Annese.
Një ditë më parë ‘bardhë e zinjtë’, prezantuan edhe:dy futbollistët e ardhur nga Venecuela, mesfushorët:Ramirez Valdivia Guillermo Abel, i ardhur nga klubi Margarita FC dhe Jimenez Vivas Luis Manuel, nga klubi, Gran Valencia FC.