Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës për vajza

Të hënën në zyret e Federates e Futbollit e Kosovës, ka tërhequr shortin e Kupës së Kosovës për femra.

Ndeshjet e rrethit të parë do të zhvillohen me 16 shkurt, derisa ato të rrethit të dytë me 20 shkurt.

Po ashtu klubet u njoftuan se afati kalimtar i transferimeve do të mbyllet me 15 shkurt në orën 24:00. Sezoni pranveror në kategorinë e senioreve do të nisë me 9 dhe 10 mars.

Në rrethin e parë do të takohen këto ekipe:

 

Kosova (P) – Drenica
Jakova – Intelektualet
Ulpiana – Llapi
Dukagjini – Bazeli 2015
Feronikeli – Vizioni
Liria – Malisheva
Mitrovica pushon