Schalke mposhtet në sekondat e fundit nga Frankfurti (Foto)

Eintracht Frankfurt ka shënuar fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Schalken në shtypi të vet me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesligë.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, pasi kaluan në epërsi në minutën e 13’ me kroatin Ante Rebic.

Mirëpo, Schalke e barazoi shpejt rezultatin me Serdarin në minutën e 21’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Momenti vendimtar në këtë ndeshje ishte në minutën 90+9’ ku  serbi Luka Jovic shënoi nga penalltia për fitoren e Frankfurtit.

Pas kësaj fitoreje Frankfurt pozicionohet në vendin e katërt me 52 pikë.

Ndërsa Schale në vendin e 14-të me 26 pikë.