Ekipi i njohur nga Bundesliga nuk po i paguan futbollistët që nuk janë vaksinuar

Klubi i futbollit në Bundesligën Gjermane, Hertha Berlin ka vendosur që mos t’i kryej pagesa ndaj futbollistëve që  nuk janë vaksinuar.

Hertha Berlin nuk po i paguan lojtarët e pa vaksinuar kundër coronavirusit të cilët po përfundojnë në karantinë raporton mediumi goalzz.com.

“Ne kishim vendosur tashmë që nga 2 nëntori lojtarët e pavaksinuar nuk do të merrnin pagën e tyre për kohën e kaluar në karantinë” thuhet nga drejtuesit e klubit gjerman.

Përveç Hertha Berlinit edhe ekipi tjetër gjerman Bayern Munich po përballet me të njëjtat probleme, problemin e mos vaksinimit të disa prej futbollistëve të tyre.

Hertha tashmë është prekur disa herë nga rastet e coronavirusit. Në fillim të tetorit, Hertha tha se lojtarët e pavaksinuar do të duhet të paguajnë vetë për testet PCR.