Dr. Miranda Selmonaj Rama
Rreziqet nga Diabeti Mellitus Tip 2
Diabeti mellitus (DM) është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak. Hiperglicemia kronike në pacientët me diabet mund të shkaktojë dëmtime të sistemeve të organeve, veçanërisht të syve, veshkave, nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.
Pse shkaktohet Diabeti Mellitus Tip 2?
Diabeti i tipit 2 mund të jetë për shkak të sekretimit të dëmtuar të insulinës, ku pankreasi nuk është në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe rezistencës ndaj veprimeve periferike të insulinës (qelizat reagojnë dobët ndaj insulinës dhe marrin më pak sheqer) ose të dyjave. Pra, Diabeti mellit tipit 2 është një çrregullim në mënyrën se si trupi rregullon dhe përdor sheqerin (glukozën) si burimi kryesor i energjisë për qelizat e muskujve dhe indeve tjera në trupin ton.
Cilet janë faktorët e rrezikut?
Faktorët që mund të rrisin rrezikun e Diabetit të tipit 2 përfshijnë:
Pesha- të qenit mbipeshë ose obez është një rrezik kryesor.
Inaktiviteti- sa më pak aktiv të jeni, aq më i madh është rreziku.
Historia familjare– rreziku i diabetit të tipit 2 rritet nëse prindi ose vëllai ose motra juaj kanë diabet të tipit 2.
Mosha rreziku i diabetit të tipit 2 rritet me rritjen e moshës, veçanërisht pas moshës 45 vjeçare.
Prediabeti– prediabeti është një gjendje në të cilën niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por jo aq i lartë sa të klasifikohet si diabet. Nëse nuk trajtohet, prediabeti shpesh përparon në diabet të tipit 2.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e Diabeti Mellitus Tip 2
Shenjat dhe simptomat e Diabetit të tipit 2 shpesh zhvillohen ngadalë. Në fakt, ju mund të jetoni me Diabet të tipit 2 për vite dhe të mos e dini. Kur shenjat dhe simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë: etje e shtuar, urinim i shpeshtë sidomos gjatë natës, uria e shtuar, humbje e padëshiruar në peshë, lodhje, shikim i turbullt, plagë që shërohen ngadalë, infeksionet e shpeshta, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë.
Si diagnostikohet Diabeti Mellitus Tip 2?
Diabeti i tipit 2 zakonisht diagnostikohet duke përdorur testin e hemoglobinës së glukozuar (A1C). Ky test gjaku tregon nivelin tuaj mesatar të sheqerit në gjak për dy deri në tre muajt e fundit. HbA1C 6.5% ose më shumë në dy teste të veçanta tregon për diabetin.
Matja e rastësishëme e sheqerit në gjak. Pavarësisht se kur keni ngrënë për herë të fundit, një nivel prej 200 mg/dL (11.1 mmol/L) ose më i lartë sugjeron diabet, veçanërisht nëse keni edhe shenja dhe simptoma të diabetit, si urinim i shpeshtë dhe etje e shtuar.
Testi i sheqerit në gjak esull. Glikemia 126 mg/dL (7 mmol/L) ose më e lartë në dy teste të veçanta diagnostikohet si diabet.
Testi oral i tolerancës së glukozës (OGTT). Kjo kontrollon glukozën tuaj në gjak para dhe 2 orë pasi të keni pirë diçka të ëmbël. Glikemia 200 mg/dL (11.1 mmol/L) ose më shumë pas dy orësh sugjeron diabetin.
Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon kontrollin rutinë me teste diagnostikuese për diabetin e tipit 2 në të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeç e lart dhe në grupet e mëposhtme:
- Njerëzit më të rinj se 45 vjeç që janë mbipeshë ose obezë dhe kanë një ose më shumë faktorë rreziku të lidhur me diabetin
- Gratë që kanë pasur diabet gestacional (diabeti i shtatzënisë)
- Personat që janë diagnostikuar me prediabet
Si të Menaxhojmë Diabetitin tipit 2?
Ndryshoni stilin e jetës…
Ju mund të jeni në gjendje të arrini nivelet e synuara të sheqerit në gjak me dietë dhe ushtrime fizike.
Humbja e peshës rezulton në kontroll më të mirë të niveleve të sheqerit në gjak, kolesterolit, triglicerideve dhe presionit të gjakut.
Ushqimi i shëndetshëm, ulja e karbohidrateve të rafinuara, veçanërisht ëmbëlsira, shtimi i perimeve dhe frutave në dietën, tuaj marrja e më shumë fibrave
Aktiviteti fizik ju ndihmon të kontrolloni peshën tuaj, përdor glukozën si energji dhe i bën qelizat tuaja më të ndjeshme ndaj insulinës. Zgjidhni një ushtrim aerobik që ju pëlqen, si ecja, noti, çiklizmi ose vrapimi. Të rriturit duhet të synojnë për 30 minuta ose më shumë stërvitje aerobike të moderuar në shumicën e ditëve të javës, ose të paktën 150 minuta në javë.
Nëse nuk mund të ruani nivelin e synuar të sheqerit në gjak me dietë dhe me ushtrime, mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente për diabetin që ndihmojnë në uljen e niveleve të glukozes në gjak ose terapi me insulinë.
Në vitin 2011 dr. Miranda përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku më pas ajo mori titullin Specialiste e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në vitin 2021 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës. Momentalisht, dr. Miranda është në përfundim të Doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Për ta kontaktuar doktoreshën ndiqni këtë link https://www.facebook.com/avicenaks
Lexoni edhe