PSG i ofron 75 milionë euro Juventusit për Miralem Pjanicin

Miralem Pjanic prej sezonit të ardhshëm mund të luajë në skuadër tjetër.

Mesfushori i Juventusit është duke u kërkuar nga disa skuadra, ende pa u hapur afati kalimtar i transferimeve.

Sipas “Telefoot”, Paris Saint Germain e dëshiron me çdo kusht boshnjakun dhe ka përgatitur një ofertë prej 75 milionë euro për të.

29 vjeçari në këtë sezon me Juventusin i ka realizuar 4 gola dhe 7 asistime nga 40 ndeshje që i ka luajtur në të gjitha garat.