Ilustrim

L’Equipe publikon listën me 10 futbollistët më të paguar në Francë

Gazeta franceze L’Equipe ka bërë publike listën prej 10 futbollistëve më të paguar në ligën franceze të futbollit. Ajo se çka bie në sy është se top 10 lojtarët më të paguar janë të gjithë futbollistë të klubit francez PSG-së.

Në krye të listës qëndron braziliani Neymar i cili për një muaj arrin të përfitojë mbi 4 milionë euro.

Pas Neymarit, në pozitën e dytë në listë qëndron Lionel Messi që paguhet mbi 3.3 milionë euro në muaj. Ai ndiqet nga Mbappe që për një muaj arrin të përfitojë 2.2 milionë euro.

Në pozitën 4-të dhe 5-të gjenden Marquinhos dhe Marco Verratti, që fitojnë 1.2 milion euro.

Në  këtë listë është edhe Achraf Hakimi që brenda një muaji arrin të marr 1 milionë euro. Në pozitën e 7-të gjendet Keylor Navas që po ashtu arrin të përfitojë 1 milion euro, në pozitën e 8-të qëndron Angel di Maria me 950 mijë, ndërsa në dy pozitat e fundit 9-të dhe 10-të gjendet Georginio Wijnladum e Ginaluigi Donnarumma me 916 mijë euro.