Stadiumi i PSG-së - Foto: Rtv21

Presidenti i PSG-së tentoi t’i sulmojë gjyqtarët e ndeshjes pas humbjes nga Real Madrid

Hetriku i Karim Benzemas që mposhti miliarderët nga kryeqyteti francez, PSG e ka bërë nervoz tejmase presidentin e këtij klubi, Al-Khelaifi.

Mediat kanë raportuar se pas përfundimit të ndeshjes ku Real Madrid mposhti 3:1 PSG, presidenti Al-Khelaifi kishte tentuar të hyjë në dhomën gjyqtarëve dhe kishte tentuar t’i sulmojë ata.

Lajmi është bërë i ditur nga Goal.com.

Sipas pronarit të PSG, goli i parë i Benzemas është dashtë të anulohet me pretekstin se ishte shkaktuar faull ndaj portierit Donnarumma.

Shpërthimi i Al-Khelaifi u dokumentua në raportin e gjyqtarëve të ndeshjes.