Liga e kampionëve, vëmendja në Spanjë te Real Madrid – PSG

Sonte zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ndërsa vëmendjen pritet ta marrë ndeshja që do të luhet në Madrid, ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së.

PSG-ja nuk mund të llogaritë në tre lojtarët e saj kryesorë, Ramos, Herrera dhe Kurzawa, ndërsa te Real Madrid pritet të mungojnë Mendy dhe Casemiro.

Në Angli, Manchester City që tashmë ka siguruar çerekfinalen pret ekipin portugez, Sporting Lisbona. Në ndeshjen e parë City arriti që të fitonte me rezultat 5:0.

Fituesit e këtyre takimeve pritet që t’i bashkohen në çerekfinale Liverpool dhe Bayern Munich që u kualifikuan gjatë ditës së djeshme.