Presidentja sllovene pyetet në konferencë për ndryshimin e veshjeve

Presidentja e parë femër e Sllovakisë, Zuzana Çaputova, në një konferencë për media në Bruksel u pyet për ndërrimin e veshjeve të saj brenda ditës.

Ajo në një konferencë me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, një gazetar e pyeti asaj nëse ajo ishte “e stresuar”, sepse sipas tij ajo kishte ndryshuar fustanin e saj “tri herë” atë ditë.

“Kjo është vetëm veshja e dytë që kam veshur sot”, u përgjigj ajo “Unë kam pasur një ditë shumë interesante, një ditë shumë intensive. Kam pasur takime interesante me udhëheqësit e liderëve të ndryshëm të institucioneve evropiane që nuk i kam takuar më parë. Ndihem shumë e lumtur dhe shumë me fat “, shtoi ajo, raporton euronews.

Megjithëse pyetja nuk i ishte drejtuar presidentit Juncker, ai dëshiroi të fliste për këtë çështje.

“Vetëm që ta dini , kjo është këmishë e treta që kam veshur sot,” tha ai, me disa të qeshura të dëgjuar nga galeria.