Pasuria e Rexhep Kadriut

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Rexhep Kadriu, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Gjilan posedon një pasuri të konsiderueshme duke qenë edhe pronar biznesi jashtë angazhimeve politike.

Elisa Kadriu, vajza e kandidatit në intervistën për Debat Pernime tregoi për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme që posedon familja.

“Pasuri familjare është kjo shtëpi, një Mercedes, kemi shtëpi në fshatin Përlepnicë, të gjitha pajisjet që janë tek firma dhe gurthyesi, kemi toka në fshatin Përlepnicë”, tha Kadriu.

Ajo po ashtu foli lidhur me karakteristikat e personalitetit të babait të saj.

“Është punëtor shumë i madh, qohet herët shumë, pa marrë parasysh a është ditë pune apo vikendi ai gjithmonë është zgjuar në ora 8”, tha ajo.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.