Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në prej 14 deri në 29 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet që pjesa më e madhe e ditës të kalojë me mot kryesisht të kthjellët, mirëpo në orët e pasditës priten vranësira të cilat mund të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 14 e 28 gradë Celsius.

Meteorologët parashohin që ditët në vijim të mbajë mot me vranësira të pjesëshme të cilat më të theksuara mund të jenë në pjesën e dytë të ditës, kur priten edhe reshje lokale shiu të përcjella me bubullimë. Temperaturat do të lëvizin në mes 13 e 27 gradë Celsius./21Media