Ilustrim

Ndryshon data e derbit Drita- Gjilani në futboll?

Data e ndeshjes futbollistike ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll mund të ndryshojë.

Në orarin e ndeshjeve të FFK-së, kjo ndeshje duhet të zhvillohet tv dielën në orën 13:30.

Mirëpo ajo mund të zhvendoset për ditën e shtunë, pasi të dielën është 11 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe policia mund të mos garantojë siguri të plotë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Dritës Valon Zymberi.

Ai tha se ndeshja mund të zhvendoset për të shtunën për arsye që policia e Kosovës të dielën ka detyra shtetërore.

“Po, ka mundësi që ndeshja të zhvendoset për të shtunën për shkak të përvjetorit të pavarësisë dhe policia mund të ketë detyra shtetërore. Një gjë të tillë do ta marrim vesh pas takimit që do ta kemi me policinë në ora 14:00”, ka thënë Zymberi për Kallxo.com.