Ndërrohet data e derbit Drita- Gjilani

Edhe zyrtarisht derbi Drita – Gjilani është zhvendosur për të shtunën.

Derbi më i madh lokal në Kosovë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, ishte paraparë që të luhej të dielën me 17 shkurt, por gjërat kanë ndryshuar dhe kjo ndeshje është zhvendosur për të shtunën.

KALLXO.com ka raportuar më herët se kjo ndeshje pritej të zhvendosej të shtunën.

Drita ka njoftuar përmes faqes zyrtare, se ndeshja është zhvendosur për të shtunën, pasi Policia e Kosovës të dielën është e angazhuar në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Më posht mund të lexoni njoftimin e plotë të Dritës.

Ndeshja në mes të klubit tonë FC DRITA vs SC Gjilani e paraparë të luhet të dielen, është zhvendos për ditën e shtunë!
Shkaku i ndërrimit të ditës është festa e pavarësisë së Kosovës si dhe sygjerimet nga policia e Kosovës për një mbarëvajtje më të mirë në aspektin e sigurisë!

FC DRITA E falënderon policiën e Kosovës për bashkëpunim dhe përkujdesin ndaj qytetarëve tanë!

FC DRITA⚪️?