Foto: Milan/Juventus

Milan kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (Foto)

Milan ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi e ka mposhtur Napolin me rezultat 2-0.

Milan e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e 11’ kaloi në epërsi me golin e Piatek pas asistimit të Laxalt.

‘Rosonerët’ e dyfishuan epërsinë në minutën e 27’ përsëri me Piatekun.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Napoli e dominoi lojën si në posedimin e topit ashtu edhe në goditje në portë, por gola nuk arritën të shënonin.